Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prekëse / Historia e pabesueshme e Kim, djalit që preku SHBA e gjithë shqiptarët

schedule15:08 - 24 Nëntor, 2025

schedule 15:08 - 24 Nëntor, 2025

Në studion e “ABC të Mëngjesit”, këngëtari i ri KIM, një nga historitë më frymëzuese të talent-show-ve ndërkombëtare, rrëfeu përvojën që e bëri të njihet nga miliona njerëz: performanca e tij në “American Idol”, e cila ngriti peshë jurinë dhe i preku të gjithë me historinë dhe zërin e tij të veçantë.
Prej 7 vitesh në SHBA, KIM nuk e kishte takuar nënën për 6 vite dhe pikërisht ajo lidhje e fuqishme emocionale e shtyu të merrte pjesë në spektaklin e famshëm. “Muzika është shërim për shpirtin tim, ashtu siç ka qenë gjithmonë pasioni i nënës sime,” tregoi ai me sytë që i shkëlqenin. Performanca e tij me këngën “Heal” nga Tom Odell preku zemrat e jurisë, ndërsa kënga “Oj Kosovë, oj n’na ime” i përloti të gjithë.
Momenti më i bukur, thotë ai, nuk ishte duartrokitja e jurisë, por telefonata që bëri menjëherë pas garës. “Kur mora PO-në e madhe, gjëja e parë që bëra ishte të telefonoja nënën. Ato emocione nuk i harroj kurrë.”
Në prapaskenë, KIM pati rastin të fliste me vetë Katy Perry. “I tregova se Kosova ka presidente grua… biseduam për Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën. Ishte shumë e thjeshtë, më dha shumë këshilla të vlefshme,” – kujton ai me entuziazëm.
Megjithëse u tërhoq papritur nga Java e Hollywood-it, ai sqaron se vendimi ishte i qetë dhe i ndërgjegjshëm: “Jam mirënjohës për mundësinë. Aty ishte vetëm fillimi, unë do të vazhdoj të bëj gjëra të bukura.”
Historia e Kimit është një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Ai u rrit në Klinë, në një familje me 6 fëmijë, mes shumë sakrificash por me dashuri të pafundme. Në moshën 19-vjeçare mbërriti në Amerikë me vizë artistike dhe vetëm 100 dollarë në xhep. Punoi kamarier, pjatalarës, madje edhe në ndërtim, pa u dorëzuar kurrë nga ëndrra e tij e madhe.
“Sot jam krenar për çdo punë që kam bërë. Ato më formuan,” – thotë me buzëqeshje.
Sot KIM është pak ditë larg prezantimit të baladës së tij të re “Prapë dielli del”, një këngë pop e shkruar dhe kompozuar nga vetë ai. Me energji pozitive, buzëqeshje dhe një histori që frymëzon çdo të ri, ai synon të ngjitet në skenë me të njëjtin emocion që e bëri të shkëlqente në Amerikë.
Dhe pse rrugëtimi ka qenë i gjatë e plot sfida, KIM mbetet i lumtur dhe optimist:
“Festivali i Këngës është një ëndërr. Ndoshta është hapi im drejt Eurovisionit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!