Kim Min-Jae: Nuk më tremb dëmtimi, do të bëj gjithçka për të luajtur ndaj Brazilit

schedule16:37 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 16:37 - 4 Dhjetor, 2022

Në pamundësi për të qenë në fushë përballë Portugalisë, mbrojtësi i Napoli dhe Koresë së Jugut, Kim Min-Jae u shpreh tepër i vendosur për ndeshjen e nesërme kundër Brazilit, madje bëri disa deklarata, të cilat shqetësuan dhe ekipin e Napolit.

Mbrojtësi i “tigrave” tha se do të luaj me çdo kusht kundër Brazilit, edhe në qoftë se do të lëndohej akoma më rëndë se në ndeshjen me Ganën.

“Ishte e vështirë për t’i ndjekur shokët e mi të skuadrës nga tribuna, por unë nuk mund të isha 100% në formë dhe menduam se ishte më mirë të mos rrezikonim. Brazil? Dua të bëj gjithçka për të qenë atje, unë jam gati të luaj me çdo kusht, madje edhe të lëndohem më rëndë. Shokët e mi ishin shumë të mirë në ndeshjen e fundit, do të kisha vuajtur më pak duke qëndruar në fushë sesa duke i ndjekur nga jashtë. Tani jemi në raundin e 16-të por nuk mund të ndalemi. Ne duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u përballur me Brazilin”,- është shprehur “tanku” i mbrojtjes koreane. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!