Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja, për shkak të krizës në çift që po kalojnë. Mediat kanë raportuar se dyshja po bën çdo gjë për t’i dhënë njëri-tjetrit një mundësi tjetër dhe për të shpëtuar martesën e tyre.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” duket se i ka lënë pas për pak kohë problemet që ka me bashkëshortin, duke iu rikthyer punës. 39-vjeçarja ka realizuar një set fotografik në Cabo San Lucas të Meksikës. Ylli televiziv shfaqet si gjithmonë tepër joshëse, duke treguar linjat trupore teksa mbante veshur një palë bikini ngjyrë rozë.
Çifti i njohur është përqendruar për të përmirësuar raportin mes tyre, pavarësisht faktit se Kim ndodhet në Los Angeles, ndërsa Kanye po e kalon shumicën e kohës duke punuar për fushatën presidenciale. Kujtojmë që raporti mes Kim dhe reperit u kris pasi ky i fundit nxori disa sekrete familjare, ndërsa tha se kishe tentuar të divorcohej prej kohësh me të.