Kim Kardashian ka folur si rrallëherë për martesën me Kanye West, me të cilin i dha fund pas shtatë vitesh. Duke foldur për episodin e fundit të “The Kardashians”, Kim tha se nëse njerëzit do ta dinin se çfarë ndodhi mes saj dhe reperit, do të thonin se si arritën të qëndronin bashkë për kaq kohë.
“Nëse njerëzit do ta dinin se si ishte marrëdhënia ime në të vërtetë, mendoj se do të ishin si: “Si zgjati kaq gjatë?” Por jam e qetë me veten time, duke e ditur se kam provuar gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për ta bërë një situatë të funksionojë, dhe kështu largohem plotësisht pa faj”, tha Kim.
Nëna e katër fëmijëve, e cila është në një lidhje me 28 vjeçarin Pete Davidson tha se familja e saj përpiqet të mos përzihet në marrëdhënien e tyre.
/abcnews.al