Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kim Jong-un pezullon sulmin ushtarak kundër Koresë Jugut

schedule08:56 - 24 Qershor, 2020

schedule 08:56 - 24 Qershor, 2020

Koreja e Veriut ka pezulluar planet për një sulm ushtarak kundër Koresë së Jugut, sipas mediave shtetërore.

Javën e kaluar Koreja e Veriut hodhi në erë, zyrën e përbashkët të ndërlidhjes dhe gjithashtu kërcënoi të dërgojë trupa në zonën kufitare.

Por në një takim të kryesuar nga udhëheqësi Kim Jong-un, mediat shtetërore thanë se  ishte marrë vendimi për të pezulluar sulmet  ushtarake.



Udhëheqësi i Koresë së Veriut mori vendimin të martën pas një mbledhjeje të Komisionit Qendror Ushtarak, por nuk janë dhënë shpjegime të mëtejshme për këtë ndryshim të strategjisë.

Autoritetet gjithashtu filluan të çmontojnë altoparlantët që kishte vendosur javën e kaluar, të përdorura  për të transmetuar mesazhe kundër Koresë së Jugut mbi kufi, njoftoi Yonhap./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!