Kim Jong-un paralajmëron për dy rreziqet e fundit: Covid-19 dhe tajfunin që pritet të godasë vendin

schedule09:47 - 26 Gusht, 2020

schedule 09:47 - 26 Gusht, 2020

Kim Jong-un ka paralajmëruar autoritetet që të përgatiten për rrezikun e pandemisë, gjithashtu edhe të një tajfuni që pritet të godasë vendin raporton BBC.

Dalja e Kim në publik erdhi pas shumë  spekulimeve mbi shëndetin e tij, dhe faktit se ai i ka deleguar një pjesë të autoritetit motrës, Kim Yo-Yong. Koreja e Veriut deri më tani nuk ka konfirmuar asnjë rast me koronavirus.

Ndërkohë, tajfuni Bavi pritet të godasë Korenë Veriore gjatë kësaj jave. Kim ka deklaruar se ekzistojnë “disa mangësi” në përpjekjet e shtetit për të përballuar pandeminë, sipas medieve shtetërore të cilat nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Autoritetet në Pyongyang kanë  insistuar për një kohë të gjatë se nuk ka asnjë person të prekur nga  COVID-19, pavarësisht dyshimeve të shumta. Pas dyshimeve për një të infektuar javë më parë, një qytet është futur tërësisht në izolim. Por zyrtarisht nuk është raportuar asnjë i infektuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!