Kim Jong-un në koma? Motra e tij përgatitet të bëhet udhëheqësja e re e Koresë së Veriut

schedule08:22 - 24 Gusht, 2020

schedule 08:22 - 24 Gusht, 2020

Kim Jong-un është në gjendje kome ndërsa Koreja e Veriut përgatitet t’i dorëzojë pushtetin motrës së tij, ka pohuar një ish-diplomat, sipas “The Sun”.

Diktatori, 36 vjeç, rrallë herë është parë në publik këtë vit me thashethemet që qarkullojnë në prill se ai ishte në një “gjendje vegjetative” pas një ndërhyrje në zemre.

Megjithatë, pavarësisht se Kim supozohet se është parë vetëm tre ditë më parë, një ish-ndihmës i presidentit të Koresë së Jugut të ndjerë, Kim Dae-jung, beson se shteti komunist po fsheh të vërtetën për shëndetin e liderit të tyre.

Duke folur për median lokale, Chang Song-min tha: “Unë  vlerësoj se ai është në gjendje kome, por jeta e tij nuk ka mbaruar”.

Koreja e Veriut raportohet se i dorëzoi disa kompetenca motrës së diktatorit Kim Yo-jong, 33 vjeç.

Këtë javë, agjencia spiune e Koresë së Jugut, Shërbimi Informativ Kombëtar (NIS), raportoi se Kim gradualisht do t’i transferojë autoritetin motrës së tij “për të lehtësuar stresin” pavarësisht moshës së tij të re.

Sidoqoftë, agjencia tha se udhëheqësi diktator do të vazhdojë të “ushtrojë fuqi absolute” nga prapa skenave, ndërsa këmbëngul se masa e marrë nuk ishte e lidhur me shëndetin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!