“Koreja e Veriut nuk ka dëshirë të nisë një luftë, por në të njëjtën kohë nuk ka ndërmend të tërhiqet as prej saj”.
Kështu u shpreh udhëheqësi Kim Jong Un Asamblenë e Lartë Popullore të vendit në një takim të martën, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve. KCNA).
“Nuk ka asnjë arsye për ne që të zgjedhim luftën, dhe për këtë arsye, nuk ka asnjë qëllim për të shkuar në luftë në mënyrë të njëanshme, por sapo një luftë të bëhet realitet me të cilin përballemi, ne kurrë nuk do të përpiqemi ta shmangim atë,” tha ai.
Ndërsa ishte në një inspektim të një ndërmarrjeje të sektorit të mbrojtjes më herët, Kim deklaroi se vendi i tij nuk është i vendosur të shkaktojë “në mënyrë të njëanshme” “ngjarje të mëdha me forcën e tij dominuese” në Gadishullin Korean, por se nuk ka ndërmend të shmangë as një luftë./abcnews.al

