Kim Jong-un kërkon falje për vrasjen e një zyrtari koreanojugor

schedule08:56 - 25 Shtator, 2020

schedule 08:56 - 25 Shtator, 2020

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka kërkuar falje, për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore, është thënë në njoftimin e Zyrës Presidenciale jugkoreane.

Kim është raportuar t’i ketë thënë homologut të tij koreanojugor, Moon Jae-in se incidenti nuk do të duhej të ndodhte, transmeton BBC.

Koreja Jugore ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se ka qenë duke tentuar që të ikë nga Koreja Veriore kur është gjetur nga trupat, në ujërat e verikorean.

Ai më pas është qëlluar për vdekje dhe trupi i tij është djegur, sipas Seulit.

Kufiri në mes të dy Koreve është tejet i kontrolluar dhe Koreja Veriore besohet të ketë zbatuar politikën “të shtëna për vdekje”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.

Sipas një zyrtari, kërkimfalja ka ardhur përmes një letre që i është dërguar presidentit Moon Jae-in, duke pranuar se incidenti nuk do të duhej të ndodhte.

Kim ka ndjerë “shumë keqardhje” për “zhgënjim” të presidentit jugkorean, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shtëpinë e Kaltër.

Koreja Veriore ka bërë të ditura edhe detaje tjera të incidentit, duke thënë se viktima është vrarë me 10 të shtëna.

Aty është sqaruar se nuk është djegur trupi i viktimës, mirëpo “materiali përcjellës”, që ka bartur atë, ka thënë drejtori i Koresë Jugore për Siguri Kombëtare, Suh Hoon. /REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!