Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka përsëritur së Pheniani mund t përdorë “armët bërthamore për qëllime parandaluese” për të kundërshtuar forcat armiqësore, njoftoi media shtetërore të shtunë.
“Vendi ynë duhet të jetë në gjendje të përmbajë dhe të pengojë në mënyrë parandaluese të gjitha përpjekjet dhe kërcënimet e rrezikshme nëse është e nevojshme’’, tha ai.
Pheniani duhet të vazhdojë të zhvillojë arsenalin e tij në mënyrë që të ketë ‘’forcë ushtarake dërrmuese që asnjë fuqi në botë nuk mund ta ketë”, tha Kim Jong Un.
Lexo edhe: Kim Jong Un zotohet të forcojë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut
Gjatë një parade imponuese ushtarake më 25 prill, ai kishte pohuar se mund të përdorte arsenalin bërthamor nëse “ interesat themelore të Koresë së Veriut do të ishin nën kërcënim.
Pavarësisht sanksioneve të rënda ndërkombëtare, Koreja e Veriut vazhdon të modernizojë ushtrinë e saj. Që nga fillimi i vitit, Pheniani ka kryer disa lëshime provë, duke përfshirë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë (ICBM) për herë të parë që nga viti 2017./abcnews.al/

