Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ftuar Papa Françeskun për vizitë zyrtare në Phenian, duke thënë se “e mirëpret me padurim”. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i Presidencës së Koresë së Jugut, në një konferencë për media mbi udhëtimin në Evropë të Presidentit Moon Jae-in.
Ky i fundit do të vizitojë Italinë dhe Vatikanin nga data 16 deri në 18 Tetor. Moon do të dorëzojë ftesën e diktatorit Kim Jong-un kur të takohet me Atin e Shenjtë, të cilit pastaj do t’i kërkojë bekimin dhe mbështetjen për paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean.
Ndërkohë, ende është e paqartë arsyeja e ftesë së Kim Jong-un pasi Koreja e Veriut ndalon rreptësisht ushtrimin e besimit fetar./abcnews.al