Korea e Veriut nuk do të ketë më asnjë luftë falë armëve bërthamore në dispozicion që shërbejnë për të mbrojtur sigurinë e vendit përballë presionit të jashtëm dhe kërcënimeve ushtarake. Kim Jong-un, gjatë festimeve në kuadër të 67 vjetorit të përfundimit të luftës së Koresë 1950 – 1953, tha se vendi ka zhvilluar armë bërthamore për të pasur një forcë absolute dhe për të shmangur një konflikt të ri.
Në fjalimin e tij Kim u shpreh se vendi që drejton u përpoq të bëhej një shtet bërthamor me një fuqi absolute për të shmangur një luftë tjetër dhe tashmë e ka ndërtuar një forcë të tillë.
Ai këmbënguli se vendi mund të mbrohet nga çdo gjë sidomos nga kërcënimet nga ana e reaksionarëve imperialist dhe forcat armiqësore. Ai premtoi se në tokën koreano-veriore nuk do të ketë asnjë luftë pasi e ardhmja dhe siguria e vendit janë garantuar përgjithnjë falë armëve bërthamore./abcnews.al