Kim Jong Un e pranon: Kemi mungesë ushqimi në vend

schedule19:52 - 17 Qershor, 2021

schedule 19:52 - 17 Qershor, 2021

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.

Duke iu drejtuar një takimi të udhëheqësve të lartë, Kim tha: “Situata e ushqimit të njerëzve tani po rëndohet”.

Lideri koreanoverior u shpreh se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, i cili shkaktoi përmbytje.

Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje. NK News raporton se një kilogram banane kushton 45 dollarë (32 £).

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19, përcjell abcnews.al.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant.

Vendi gjithashtu përballet me sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore. g.v/abcnews.al