Kili shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 51 të vdekur si pasojë e zjarreve

schedule14:51 - 4 Shkurt, 2024

schedule 14:51 - 4 Shkurt, 2024

Të paktën 51 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë përhapur një pjesë të banuar në Kilin qendror. Presidenti kilian, Gabriel Boric shpalli gjendjen e jashtbzakonshme.

Zyrtarët kilianë deklaruan se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret. Duke folur për televizionin publik, presidenti kilian paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të përhapjes së katër zjarreve në rajonin Valparaiso, ku zjarrfikësit po kanë vështirësi të arrijnë në lagjet më të rrezikuara.

3 strehimore, 19 helikopterë dhe më shumë se 450 zjarrfikës u angazhuan për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Valparaisos.

Fenomeni natyror i klimës, El Ninjo, ka shkaktuar thatësira dhe temperatura më të nxehta se zakonisht përgjatë pjesës perëndimore të Amerikës Jugore këtë vit, duke e rritur rrezikun për zjarre pyjore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!