Kili ndalon dozën e dytë të AstraZeneca pas rasteve të mpiksjes së gjakut

schedule08:26 - 4 Qershor, 2021

schedule 08:26 - 4 Qershor, 2021

Vaksina AstraZeneca do të përdoret vetëm për personat mbi 45 vjeç, sipas një vendimi të qeverisë së Kilit. Gjithashtu vendi do të pezullojë administrimin e dozave të dyta derisa autoritetet të përfundojnë hetimet në lidhje me rastin  e një burri që kishte zhvilluar mpiksje gjaku pas dozës së parë.

Kili mori dozat e para të vaksinës AstraZeneca-Oxford në Prill. Rregullatorët fillimisht miratuan vaksinën për meshkujt mbi 18 vjeç dhe femrat mbi 45 vjeç. Të enjten, ministria e shëndetësisë tha se një 31-vjeçar kishte zhvilluar mpiksje gjaku shtatë ditë pas dozës së parë të AstraZeneca.

Hetuesit kilian thanë në prill se nuk kishin gjetur asnjë rast të mpiksjes së gjakut në mesin e 2,200 pjesëmarrësve që morën pjesë në një provë klinike AstraZeneca në vendin e Amerikës së Jugut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!