Kili mund Japoninë

schedule12:06 - 18 Qershor, 2019

schedule 12:06 - 18 Qershor, 2019

Kili e nis me fitore të thellë Kupën e Amerikës. Kampionët në fuqi mundën Japoninë me katër gola.

Nuk kanë pasur brez më të mirë se ky. Tifozët e Kilit janë prej 4 vjetësh më të lumturit e Amerikës së Jugut, pasi kombëtarja e tyre po dominon kontinentin, dhe shpresojnë që kjo të vazhdojë edhe këtë edicion.

Skuadra e trajnerit Reinaldo Rueda iu përgjigj Uruguajit duke fituar me të njëjtin rezultat, 4-0, ndaj Japonisë, madje pa pasur nevojë për karton të kuq për kundërshtarët. Kampionët e dy sezoneve të fundit të Kupës së Amerikës u treguan në nivelin më të lartë të mundshëm, dhe i dhanë të kuptonin rivalëve si brazilianëve, argjentinasve apo uruguajanëve, se ata nuk do ta dorëzojnë kupën pa luftuar deri në fund.

Japonezët, që janë të ftuar në këtë turne, rezistuan fort deri pranë fundit të pjesës së parë, por pastaj u dorëzuan pasi pësuan gol në minutën e 41-të. Autorë të rrjetave ishin Erik Pulgas, Eduardo Vargas, pastaj Aleksis Sançez 8 minuta para fundit, dhe sërish Vargas.

Nën drejtimin e trajnerit kolumbian Rueda, Kili fitoi Kupën e Amerikës në 2015 e 2016, dhe këta janë trofetë e vetëm të këtij ekipi në gjithë historinë e tij. Shumë më pak sesa Uruguaji që ka 15, Argjentina 14 dhe Brazili me 8, por gjithsesi pretendon fort.

Jo më kot ka në përbërje lojtarë si Vargas, Sançez, Vidal, Medel apo Arangiz. Kili dhe Uruguaj kryesojnë grupin C, dhe besohet se do të jenë të kualifikuar për në çerekfinale./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!