Kievi: Rusia po e mban Bjellorusinë si peng bërthamor

schedule11:54 - 26 Mars, 2023

schedule 11:54 - 26 Mars, 2023

Kyiv ka thënë se Rusia po e mban Minskun si një “peng bërthamor”, duke iu referuar deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.

“Kremlini e mori Bjellorusinë si një peng bërthamor”, shkroi në Tëitter sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

“Një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet për mospërhapjen e armëve bërthamore,” tha dje Putin, duke vënë në dukje se SHBA ka instaluar armë bërthamore në territorin e aleatëve të saj evropianë.

“Nuk ka asgjë të pazakontë këtu: Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë zhvilluar armët e tyre taktike bërthamore në territorin e aleatëve të tyre për një kohë të gjatë”, tha Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!