Kievi paralajmëron ukrainasit: Rusia po përgatit ofensivë masive tokësore, kur pritet të ndodhë

schedule08:09 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 08:09 - 16 Dhjetor, 2022

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po planifikon një ofensivë të re tokësore në fillim të viti 2023.

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar se Kievi dhe aleatët e tij duhet të jenë të përgatitur për ofensivën.

Ofensiva mund të nisë në rajonin lindor të Donbasit, në jug, ose drejt Kievit, thonë gjeneralët e lartë, shkruan BBC.

Por analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po zvogëlohet me shpejtësi.

Oficeri i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin tha këtë javë se lufta do të përkeqësohej vetëm për Moskën, e cila aktualisht po përballet me mungesë të municioneve artilerie.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se po shtohen provat se Rusia, e cila ka pësuar një sërë humbjesh në fushën e betejës, planifikon një ofensivë të re të gjerë.

Ai spekuloi se kjo mund të ndodhte në shkurt kur gjysma e 300,000 trupave të rekrutuar nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën në Ukrainë do të përfundonin stërvitjen.

“Pjesa e dytë e mobilizimit, afërsisht 150,000… bëjnë të paktën tre muaj për t’u përgatitur. Kjo do të thotë se ata po përpiqen të fillojnë valën tjetër të ofensivës ndoshta në shkurt, siç bënë vitin e kaluar. Ky është plani i tyre,” ta Reznikov, shkruan The Guardian.

Ofensiva e re e Moskës mund të ndodhë në janar, por ka më shumë të ngjarë në pranverë, raportoi Economist të enjten , duke thënë se vlerësimi erdhi nga presidenti Zelensksy, gjenerali Valery Zaluzhny dhe gjenerali Oleksandr Syrskyi në intervistat e fundit.

“Rusët po përgatisin rreth 200,000 trupa të reja. Nuk kam dyshim se ata do të kenë një sulm tjetër në Kiev,” tha gjenerali Zaluzhny, kreu i forcave të armatosura të Ukrainës.

Rusia është “100% duke u përgatitur”, tha ai, duke shtuar se “detyra strategjike shumë e rëndësishme e Ukrainës është të krijojë rezerva dhe të përgatitet për luftën, e cila mund të ndodhë në shkurt, në rastin më të mirë në mars dhe në rastin më të keq në fundi i janarit”./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!