Kievi njoftoi se goditi një fabrikë të Forcave Ajrore Ruse

schedule13:56 - 9 Prill, 2024

schedule 13:56 - 9 Prill, 2024

Shërbimi inteligjent i ushtrisë së Ukrainës (GUR) goditi një fabrikë të riparimit të avionëve të forcave ajrore ruse të vendosura në rajonin e Voronezh, tha një burim i inteligjencës.

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar më herët se në këtë rajon u rrëzuan dy drone.

Burimi shpjegoi se objektivi i sulmit ishte një fabrikë riparimi avionësh të Forcave Ajrore Ruse në qytetin Borisoglebsk, pa dhënë detaje mbi shkallën e dëmit që ka pësuar.

Kohët e fundit Kievi ka shtuar sulmet e tij më thellë në territorin rus, duke synuar infrastrukturën ushtarake dhe energjetike. Zakonisht përdor lloje të ndryshme të dronëve me rreze të gjatë, të cilat i prodhon në vend./abcnews.al