Kievi ngrin nga i ftohti, ukrainasit përballë acarit dhe trupave rusë

schedule11:26 - 1 Mars, 2022

schedule 11:26 - 1 Mars, 2022

Ukrainasit përveç luftës gjatë ditëve të fundit duhet të përballen dhe me temperaturat e ulëta dhe të ftohtin.

Bardhësia e borës do të ishte shumë e bukur në çdo rrethanë tjetër por jo në këto kushte, kur shumica e qytetarëve ndodhen në vende nëntokësore apo në bodrume pa ngrohje.

Reshjet e borës thjesht kanë shtuar më shumë seç duhet vështirësinë e jetës së qytetarëve.

Për shkak të sulmeve  me mijëra njerëz janë strehuar në bodrume të pa ngrohura, parkingje nëntokësore dhe stacione metroje në të gjithë qytetin, ftohja e papritur është shqetësuese.

Në fillim të pushtimit rus moti ishte më i favorshëm me diell, por gjatë fundjavës kushtet u përkeqësuan dhe tani është ngrirë në Kiev.

Njerëzit kanë kaluar orë të tëra duke pritur në radhë të gjata në dyqanet ushqimore dhe farmacitë në qytet pasi ato u hapën për herë të parë pas një shtetrrethimi 36-orësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!