Kievi: Moska shpërtheu një digë tjetër në Donetsk

schedule21:50 - 11 Qershor, 2023

schedule 21:50 - 11 Qershor, 2023

Kievi pretendon se ushtria ruse ka hedhur në erë një tjetër digë. Bëhet fjalë për një digë në lumin Mokry Yaly në rajonin e Donetsk, dhe për pasojë janë shkaktuar përmbytje në të dy brigjet.

Sipas Kievit, kjo është bërë në një përpjekje për të ngadalësuar kundërsulmin e Ukrainës. Megjithatë, zëdhënësi ushtarak Valeriy Shershen tha se kjo nuk ndikon në operacionet e vazhdueshme.

“Në fillim, pushtuesit hodhën në erë rezervuarin e Karlovit, pastaj digën Kakhovka, pastaj hodhën në erë struktura të tjera hidraulike në pjesën e okupuar të Zaporizhzhia Oblast. Ata presin një përparim të forcave tona mbrojtëse, prandaj, për të ngadalësuar përparimin tonë, ata përdorin këtë taktikë”, tha ai.

Më 6 qershor, Rusia shkatërroi digën e hidrocentralit Kakhovka në lumin Dnipro, duke shkaktuar një fatkeqësi të madhe humanitare dhe mjedisore në të gjithë Ukrainën jugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!