Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kievi: Moska po intensifikon sulmet para mbërritjes së F-16

schedule12:40 - 17 Qershor, 2024

schedule 12:40 - 17 Qershor, 2024

Rusia po intensifikon sulmet e saj në Frontin Lindor për të “maksimizuar rraskapitjen e trupave ukrainase”, përpara mbërritjes së ndihmës ushtarake perëndimore, veçanërisht avionëve luftarakë F-16.

Kështu ka thënë komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrsky, shkruan Guardian. Forcat ruse kanë fituar terren në rajonet kufitare të Donetsk dhe Kharkiv muajt e fundit, falë mungesës së njerëzve dhe municioneve në Ukrainë.

“Komanda e trupave ruse aktualisht po bën gjithçka që është e mundur për të rritur dhe zgjeruar intensitetin e armiqësive në mënyrë që të maksimizojë rraskapitjen e trupave tona”, tha Syrsky.



Sipas tij, Moska është e vetëdijshme se “koha do të luajë një rol” në favor të Kievit, me marrjen e “një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh” nga aleatët e saj, përfshirë avionët F-16, të cilët duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore ukrainase.

Komandanti ukrainas saktëson se forcat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre në rrethinat e “Koupiansk, Pokorvsk, Kurakhové dhe Vremivka”, të vendosura në frontin lindor, ndërsa “luftimet e ashpra” vazhdojnë në lindje dhe jug./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!