Kievi heq dorë nga çekiçi dhe drapri, ndryshime në monumentin e kryeqytetit

schedule10:24 - 2 Gusht, 2023

schedule 10:24 - 2 Gusht, 2023

Autoritetet e Kievit kanë hequr stemën e çekiçit dhe draprit nga monumenti i Atdheut në kryeqytet. Mediat vendase shkruajnë se deri më 24 gusht në ditën e pavarësisë së Ukrainës, çekiçi dhe drapëri do të zëvendësohen nga tridenti (Tryzub), simboli kombëtar i Ukrainës.

Ministria e Kulturës në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se punimet për ndërtimin e treshesë metalike kanë nisur dhe pritet të përfundojnë më 24 gusht, në 32 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ndër të tjera theksohet se është duke u shqyrtuar një propozim për të riemërtuar monumentin e Atdheut në monumentin Nënë Ukrainë.

Monumenti 102 metra i lartë i Atdheut u përurua në Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Hitleriane në vitin 1981 dhe është një simbol arkitektonik i Kievit dhe Ukrainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!