Kievi bën “spastrime”, ndryshon emrat e rrugëve që lidheshin me të kaluarën sovjetike

schedule22:54 - 25 Gusht, 2022

schedule 22:54 - 25 Gusht, 2022

Kryeqyteti i Ukrainës riemërtoi 95 rrugë si pjesë e një përpjekjeje për të spastruar emrat e vendeve ruse dhe sovjetike, njoftoi kryebashkiaku i Kievit një ditë pasi Ukraina shënoi 31 vjetorin e pavarësisë.

Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, Ukraina ka përshpejtuar atë që ajo e quan “derusifikim”, një fushatë për të hequr trashëgiminë e qindra viteve të sundimit nga Moska.

“Emrat e rinj duhet të përjetësojnë kujtesën e ngjarjeve të rëndësishme historike të Ukrainës, si dhe figurave dhe heronjve të famshëm që lavdëruan Ukrainën dhe luftuan për pavarësinë e shtetit tonë”, shkroi kryebashkiaku Vitaliy Klitschko në Telegram.

Ai tha se procesi ishte larg përfundimit dhe premtoi se do të vazhdojë me fushatën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!