Kievi akuzoi Papa Françeskun për ‘propagandë imperialiste’, reagon Vatikani

schedule12:54 - 29 Gusht, 2023

schedule 12:54 - 29 Gusht, 2023

“Me fjalët e përshëndetjes drejtuar disa të rinjve katolikë rusë në ditët e fundit, siç duket qartë nga konteksti në të cilin ai i shqiptoi, Papa synonte të inkurajonte të rinjtë që të ruanin dhe promovonin gjithçka që është pozitive në kulturën e madhe dhe shpirtërore, dhe sigurisht jo për të lartësuar logjikat imperialiste dhe personalitetet e qeverisjes, të cituara për të treguar disa periudha historike referimi”.

Kështu deklaroi drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sulmin nga Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Kiev, i cili orët e fundit ka akuzuar Papa Françeskun për propagandë imperialiste.

Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, duke cituar një fragment nga fjalimi i Papës, shkruante:

“Ky është një citim nga fjalimi i Papa Françeskut drejtuar pjesëmarrësve të Ditës së 10-të të Rinisë Katolike Gjith-Ruse të mbajtur në Shën Petersburg më 25 gusht. Është me një propagandë të tillë imperialiste, shkruan ai, dhe ‘nevoja “për të shpëtuar ” Nënën e madhe Rusinë” që Kremlini justifikon vrasjen e mijëra burrave dhe grave ukrainase dhe shkatërrimin e qindra qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës”.

“Është vërtet për të ardhur keq që idetë e një fuqie të madhe ruse, të cilat në fakt janë shkaku i agresivitetit kronik të Rusisë, me vetëdije apo pa vetëdije, dalin nga buzët e Papës, misioni i të cilit, për mendimin tonë, është pikërisht për të hapur sytë e rinisë ruse ndaj kursit shkatërrues të udhëheqjes aktuale ruse”, shton më tej ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!