Khashoggi u kërcënua nga një zyrtar arab pak para vrasjes, dëshmon miku i viktimës

schedule15:27 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:27 - 24 Nëntor, 2020

Një mik i ngushtë i Jamal Khashoggi ka deklaruar para gjykatës turke të martën se gazetari i vrarë saudit ndihej i kërcënuar nga njerëzit e afërt të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, raporton Daily Mail.

Gjykata në Stamboll zhvilloi një seancë të dytë  në mungesë të 26 të dyshuarve sauditë në vrasjen e kolumnistit të Washington Post – duke përfshirë dy ish ndihmës të princit të fuqishëm të kurorës Saudite.

59-vjeçari u vra brenda konsullatës së Stambollit në 2 tetor 2018 pasi hyri brenda për të marrë dokumentat për martesën e tij me të fejuarën turke Hatice Cengiz.

Pas vrasjes së gazetarit shpërthyen protesta ndërkombëtare, vrasja e tij gjithashtu njollosi reputacionin e mbretërisë dhe princit të kurorës.

Ayman Nour, tha se gazetari ishte kërcënuar personalisht nga konsulent i medias Saudite.

“Jamal tha se ai ishte kërcënuar nga Qahtani dhe familja e tijqë  nga viti 2016.”

“Khashoggi tha se Qahtani  i njihte fëmijët e tij dhe vendin ku ata jetonin. Nour tha se Khashoggi po qante, gjë që ishte e pazakontë dhe tha se kishte frikë. ‘

Gjykata e Riadit e Arabisë Saudite arrestoi  ​​tetë persona të paidentifikuar dhe i dënoi nga shtatë deri në 20 vite burg për vrasjen e gazetarit. Prokurorët turq kanë akuzuar ish-zëvendës shefin e inteligjencës Saudite Ahmed al-Assiri dhe konsulentin e  mediave të gjykatës mbretërore, Saud al-Qahtani, për planifikimin e vrasjes dhe dhënien e urdhrave të drejtpërdrejtë një ekipi saudit.

E fejuara e Khashoggi, Cengiz gjithashtu mori pjesë në seancën dëgjimore të së martës, e cila u shty për 4 mars.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se urdhri për të vrarë Khashoggi erdhi nga ‘zyrtarët më të lartë’ të qeverisë Saudite por kurrë nuk e ka fajësuar drejtpërdrejt Princin Mohammed.

Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk janë më të njëjta pas vdekjes së Khashoggi.

Por Erdogan ka diskutuar për mënyrat e mundshme për të  përmirësuar marrëdhënien me Salman, në prag të samitit virtual të G20 të organizuar nga Arabia Saudite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!