Administrata amerikane e presidentit Donald Trump po angazhohet në zbulimin e fatit të gazetarit, Jamal Khashoggi, të zhdukur në Konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo është takuar në Rijad me mbretin Salman dhe princin Mohamed Bin Salman lidhur me zhvillimet për rastin në fjalë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se gjatë bisedave, Pompeo ka përgëzuar Arabinë Saudite për përkushtimin për të treguar transparencë në hetime.
Ndërsa nga ana tjetër presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se hetuesit po kontrollojnë disa substance toksike të gjetura gjatë kontrollit në konsullatën saudite në Stamboll. Më herët u raportua se ekipi i ekspertëve mori disa mostra të tokës dhe një dere metalike nga kopshti i konsullatës.
Selia diplomatike është kontrolluar edhe nga një ekip saudit. Sot pritet që Pompeo të vizitojë edhe Turqinë. Ndërkohë, mediat amerikane raportuan më herët se Khashoggi është vrarë pas një marrje në pyetje të shkuar keq. Kjo marrje në pyetje është urdhëruar nga Princi Salman. /abcnews.al

