Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman për të na përçarë me fqinjët

schedule20:01 - 20 Mars, 2026

schedule 20:01 - 20 Mars, 2026

Mojtaba Khamenei lideri i ri suprem i Iranit, gjendja shëndetësore e të cilit mbetet ende një enigmë, lëshoi këtë të premte urimin e tij për popullin iranian me rastin e festës së Sulltan Novruzit, një deklaratë kjo e cila më shumë sesa një urim u duk një sqarim i pozitës së Teheranit mbi luftën e Lindjes së Mesme.

Deklarata e tij u lexua nga Televizioni Shtetëror i Iranit, ndonëse Teherani kishte publikuar më herët një video arkive të liderit suprem për të shuar zërat mbi gjendjen e tij shëndetësore, por videoja tregonte pamje të vjetra të tij.

Khamenei i ri foli për herë të parë mbi ato që janë raportuar si sulme iraniane mbi Turqi dhe Oman, duke deklaruar se këto sulme nuk ishin kryer nga Teherani, por ishin operacione të rreme të organizuara nga Izraeli.



Lideri suprem i Iranit tha se këto sulme, që sipas tij janë kryer nga Tel Avivi, synonin të nxisnin përçarje mes Iranit dhe vendeve fqinje.

Moshtaba Khamenei tha se dëshiron të ketë marrëdhënie më të mira me fqinjët e tij në Lindjen e Mesme, veçanërisht me Pakistanin dhe Afganistanin, duke shtuar se Teherani është gati të bëjë pjesën që i takon për këtë çështje.

“Nuk duam luftë me fqinjët tanë dhe nuk po kërkojmë të ndërtojmë armë bërthamore”, shkroi lideri i shtetit islamik në urimin e tij.

Ndryshe nga presidenti iranian, lideri suprem i vendit nuk u kërkoi falje vendeve të Gjirit, të cilat i ka sulmuar, duke sjellë kështu një përshkallëzim të rëndë të konfliktit, duke përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mojtaba Khamenei e përmbylli urimin e tij duke thënë se Irani e ka fituar këtë luftë, ndërsa zbuloi se slogani i vendit për vitin 2026 do të jetë “Ekonomia e Rezistencës në Hijen e Unitetit dhe Sigurisë Kombëtare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!