Khabib Nurmagomedov ka ngacmuar në distancë rivalin e tij Conor McGregor. Luftëtari i UFC-së, i cili është dhe mbajtësi i titullit, është pyetur nëse do të ketë një ndeshje kthimi me irlandezin. Madje atij i janë ofruar dhe 100 milionë dollarë për të pranuar sfidën.
“Përse më duhen ato para. Ka shumë organizata të tjera që i duhen ato para, për shembull futbolli për të verbër. UFC- ja t’ia japë atyre nëse nuk dinë se çfarë të bëjnë me to. Nuk kanë pse të më japin mua 100 milionë dollarë për të mposhtur atë idiotin përsëri. Nuk mendoj se është logjike,” deklaron Khabib.
Përpara disa kohës, mundësi rus arriti të fitonte ndaj irlandezit në ring, por lufta e vërtetë ndodhi pas ndeshjes. Stafi i Khabib sulmoi Mcgregorin dhe më pas sherri u bë masiv. Ka disa muaj që flitet për një ndeshje kthimi, por ende nuk ka asgjë zyrtare. /abcnews.al