Conor McGregor mund të zbresë në ring shumë shpejt, më 18 prill. Irlandezi mund të zëvendësojë armikun e tij Khabib Nurmagomedov, i cili do të duhet të përballej me Tony Ferguson në UFC-249. Khabib nuk mund të fluturojë drejt Amerikës, për shkak të pandemisë që ka shkaktuar Coronavirusi.
John Kavanagh, trajneri i McGregor, e ka konfirmuar një skenar të tillë. Fituesi i këtij dueli do të merrte titullin e përkohshëm në UFC-249 dhe më pas do të përballej me Khabib Nurmagomedov. McGregor me shumë mundësi mezi e pret një shans tjetër.
Gjithsesi akoma nuk është konfirmuar asgjë. Presidenti i UFC, Dana White, po tenton të sigurojë vendin ku do të zhvillohet ndeshja dhe në kushtet aktuale është shumë e vështirë. Deri më tani nuk ka asgjë përfundimtare dhe mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë në vazhdim. /abcnews.al