Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer sot përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor për të vërtetuar nëse është e saktë apo jo lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit. Në përgjigje thuhet se lista është e saktë.
Ndërkohë, zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor, Aishe Qorraj në një prononcim për gazetaren e ABC Linda Karadaku tha se verifikimi i kandidatëve për deputetë bëhet në një kohë të shkurtër e të shpejtë falë sistemit elektronik që është ndërtuar së fundmi.
Sipas saj, Këshilli Gjyqësor nuk interpreton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të asnjë institucioni tjetër. Qorraj tha se ky verifikim i kandidatëve është bërë sa herë ka pasur një kërkesë.
Ajo deklaroi se Këshilli Gjyqësor është përgjegjës për menaxhimin e data-bazës dhe evidencën penale ku janë të regjistruar të gjithë personat e dënuar me formë të prerë, e si i tillë ky këshill mund të ofroj vetëm informacione për gjendjen gjyqësore të subjekteve të caktuara.
INTERVISTA
Si e ben Keshilli Gjyqesor i Kosoves verifikimin e listave te kandidateve per deputete?
-“Fatmirësisht, falë sistemit elektronik (data bazës) të ndërtuar rishtazi, listat mund të verifikohen për një kohë shumë të shkurtër dhe të shpejtë.”
A është ky verifikim interpretim i vendimit të gjykatës Kushtetuese?
-“KGjK nuk interpreton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të asnjë institucioni tjetër.”
A e keni bere kete ne cdo pale zgjedhje apo vetem kete here?
-“Sa herë që kemi marrë kërkesë të ngjashme nga KQZ jemi përgjigjur brenda afatit të përcaktuar.”
Sa kohe zgjat ky verifikim dhe ne cilat burime/institucione bazohet?
“Bazuar në Ligj, KGjK është përgjegjëse për menaxhimin e data bazës për Evidencën Penale ku janë të regjistruar të gjithë personat e dënuar me Aktgjykim të formës së prerë. Edhe në këtë rast, për verifikimin e listave të pranuara nga KQZ, sikurse edhe për institucionet tjera apo personat fizik, KGjK vetëm mund të ofroj informacione se personi i caktuar ka apo nuk ka të regjistruar ndonjë dënim me aktgjykim të formës së prerë. (ndërlidhet edhe me pyetjen nr. 2)
Afati i përcaktuar në kërkesën e KQZ, deri më 20 janar 2021 është i mjaftueshëm.” /abcnews.al/