Këto 10 ushqime janë më pak të shëndetshme sesa kemi menduar

schedule11:48 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:48 - 22 Shkurt, 2021

Shumë prej nesh kanë dëgjuar fakte në lidhje me ushqime që ata besojnë se ishin të vërteta, por më vonë kanë zbuluar se ishin vetëm një mit. Abcneës.al më poshtë do ju tregojmë se kush janë 10 ushqimet që i dimë për të shëndetshme, por nuk janë dhe aq.

1. Uji me limon

Për shkak të aciditetit të tij, uji me limon mund t’u përkeqësojë stomakun. Gjithashtu mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Stomatologët rekomandojë përdorimin e pipave, kur pini ujë me limon.

2. Çaji

Të gjithë e dimë se kafeja i bën dhëmbët me ngjyrë të errët, por ju duhet të dini se çaji dëmton smaltin. Kjo sepse çaji përmban shumë tanin, që dëmton më shumë se kafja, dhëmbet.

3. Frutat e thata

Shumë njerëz i zëvendësojnë karamelet me fruta të thata, por në fakt kjo është shumë e rrezikshme për dhëmbët tuaj. Kompanitë shpesh përdorin ngjyrues artificialë për t’i bërë frutat më të bukura dhe këto dëmtojnë dhëmbët. Gjithashtu frutat e thata mund të zvogëlojnë sekretimin e pështymës, e cila ndihmon në vrasjen e shumë baktereve, informon abcnews.al.

4. Shurupi agave

Shumë njerëz përpiqen të shmangin sheqerin  dhe në vend të tyre përdorin ëmbëlsues natyralë. Por nektari i agave është një shurup shumë i përpunuar dhe është  rrezikshmërisht i lartë në fruktozë. Kjo mund të dëmtojë mëlçinë tuaj, sepse e kthen fruktozën në yndyrë, e cila nga ana tjetër mund të dëmtojë mëlçinë.

5. Ushqimet me pak kalori

Më shumë se 80% e njerëzve rifitojnë peshën sapo lënë dietën, dhe shkencëtarët besojnë se ushqimet me kalori të ulëta janë fajtorët. Nëse rregullisht merrni më pak kalori sesa trupi ka nevojë, kjo bën që metabolizmi të ngadalësohet, informon abcnews.al. Në vend që të kufizoni kaloritë, ekspertët mjekësorë rekomandojnë të hani mjaftueshëm proteina dhe të shtoni ushtrime rezistence në rutinën tuaj të stërvitjes.

6. Proteinat pluhur

Është e vërtetë që proteinat janë thelbësore për muskujt dhe trupin tuaj. Nëse mbani një dietë të shëndetshme, ju do të merrni mjaftueshëm proteina. Por proteinat e suplementeve mund t’ju bëjnë më shumë dëm sesa dobi, informon abcnews.al. Konsumi i tyre mund të shkaktojë shqetësime të tretjes, nëse jeni intolerantë ndaj laktozës.

7. Lëngu jeshil

Lëngu jeshil nuk sjell aq shumë përfitime shëndetësore sa frutat dhe perimet. Lëngjet përmbajnë shumë pak fibra, të cilat janë thelbësore për tretjen e duhur dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme.

8. Ushqimet me pak karbohidrate

Ekspertët mjekësorë i nxisin njerëzit të shmangin dietat me karbohidrate të ulëta. Ulja e karbohidrateve mund t’ju ndihmojë të humbni peshë shpejt, por mosmarrja e mjaftueshme e karbohidrateve për një kohë të gjatë mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare.

9. Vaji i kokosit

Edhe pse vaji i kokosit ka shumë cilësi unike, ka tendencë të rrisë nivelet e kolesterolit dhe mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

10. Produktet pa gluten

Një dietë pa gluten është thelbësore për njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake, por kalimi i vrullshëm mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Ushqimet pa gluten kanë shumë kalori dhe sheqer. Ka edhe shumë ushqime të shëndetshme me gluten që mund t’i japin trupit tuaj lëndë me vlera ushqyese./e.b-abcnews.al