Këto veshje do t’ju shpëtojnë gjatë vapës së madhe

schedule14:17 - 28 Qershor, 2022

schedule 14:17 - 28 Qershor, 2022

Liri preferohet shumë gjatë verës për shkak se ofron freski. Këtë verë padyshim që ia vlen të investoni sërish në veshjet prej liri, pasi ato do t’ju ndihmojnë të përballoni me stil temperaturën e lartë. Zgjedhjet më të zakonshme janë fustanet prej liri.

Koleksionet e reja të markave madje ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë fustanesh prej liri të çdo gjatësie, me modele mbresëlënëse, monokrome intensive ose neutrale, me prerje dhe mëngë të fryra, në përpjekje për të përmbushur nevojat stilistike të çdo gruaje.

Trikot prej liri janë gjithashtu jashtëzakonisht të nevojshme pasi mund t’i kombinoni lehtësisht me pantallona të bardha apo xhinse. Pantallonat e shkurtra Bermuda prej liri janë ideale për ditët kur temperatura është e lartë dhe orari juaj është plot me detyrime.

Kombinojini me një këmishë prej liri ose bluzë që do t’ju bëjë të ndiheni rehat. E fundit por jo më pak e rëndësishme janë pantallonat lino me bel të lartë që kanë pushtuar rrugët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!