Ushqimi i duhur dhe aktivitetet fizike janë parë gjithmonë si zgjidhja e duhur për shëndetin e lëkurës. Problemet e lëkurës së fytyrës tregojnë përkujdesin që i kushtojmë dhe zakonet që ne ndjekim, të cilat mund të jenë të dëmshme për të.
“Bright Side” rekomandon që t’i kushtoni vëmendje disa gjërave që mund të duken të padëmshme në pamje të parë, por në të vërtetë ndikojnë negativisht në lëkurë, shkruan abcnews.al.
Pozicioni i gjumit
Kur flini me bark, kokën e mbani në një anë. Ky pozicion gjumi mund të shkaktojë rrathë të zinj të syve dhe ënjtje të fytyrës. Mundohuni të flini me shpinë ose në njërën anë, por jo gjatë gjithë kohës. Një zakon tjetër i dobishëm për lëkurën tuaj është zgjedhja e jastëkut të duhur. Mos përdorni një jastëk shumë të lartë, një jastëk në mënyrë që qafa juaj të qëndrojë drejt gjatë gjumit.
Mos përdorimi i syzeve të diellit
Mbrojtja e duhur nga dielli është sekreti i lëkurës së shëndetshme. Lëkura përreth syve tuaj është shumë e hollë, dhe për këtë arsye rrudhat krijohen më lehtësisht. Kështu që përdorni gjithmonë syze dielli gjatë ditëve me diell, edhe në dimër.
Ngrënia
Nëse gjithmonë përtypni nga njëra anë, kjo mund të çojë në asimetri të fytyrës tuaj pasi muskujt nga njëra anë dobësohen ndërsa ata të pjesës tjetër janë gjithmonë të tonifikuar.
Të folurit në telefon
Mbajtja e telefonit mes veshit dhe shpatullave, shkakton rrudha në qafë. Nëse flisni shpesh në telefon, përdorni kufje.
Përdorimi i një tableti ose smartphone
Kur mbani telefonin në dorë ulni kokën për të parë në të, gjë e cila shkakton edemë të syve si dhe krijon rrudha. Mundohuni të mos e mbani kokën poshtë gjatë gjithë kohës kur jeni duke biseduar ose duke parë naviguar në internet.
Mbështetni mjekrën në dorë
Nëse e keni zakon të mbështesni mjekrën në duar teksa ndodheni para kompjuterit ose kur lexoni, përpiquni ta bëni këtë veprim sa më rrallë. Lëkura e fytyrës bëhet më pak elastike në një pozicion të tillë, dhe ajo fillon të bjerë me shfaqjen e rrudhave të parakohshme.
Dushi i nxehtë
Qëndrimi për shumë kohë në dush, mund të ndikojnë në lëkurën tuaj. Kjo për shkak se shtresa e sipërme shkatërrohet, gjë që mund të çojë në tharje të lëkurës dhe eksfolim. Përpiquni të mos e teproni me ujin e nxehtë kur bëni dush.
Jastëku
Një këllëf jastëku pambuku mund të dëmtojë lëkurën tuaj të fytyrës dhe t’ju sjellë rrudha të padëshiruara. Përdorni një këllëf mëndafshi ose sateni, sepse ato shkaktojnë më pak fërkime. Gjithashtu, mos harroni të ndryshoni shpesh shtresat e jastëkëve tuaj për të shmangur grumbullimin e baktereve. /abcnews.al/