Këto ushqime lehtësojnë simptomat e menopauzës

schedule15:43 - 10 Mars, 2022

schedule 15:43 - 10 Mars, 2022

Çdo grua rreth të pesëdhjetave përballet me ndryshime të shumta në trupin e saj dhe e gjithë kjo është pasojë e menopauzës. Kjo gjendje mund të dallohet nga afshet e nxehta, ndryshimet e humorit, djersitjet gjatë natës dhe problemet me gjumin por dhe me probleme të tjera që variojnë nga personi.

Edhe pse nuk mund të shmanget ky ndryshim hormonal, një dietë e ekuilibruar e pasur me vitamina mund të lehtësojë problemet më të zakonshme që sjell menopauza.

1. Hani një dietë të plotë të pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë D.

Rrisni konsumin e frutave, zarzavateve, perimeve shumëngjyrëshe dhe produkteve të qumështit si kos, djathë dhe qumësht. “Rënia e estrogjenit ndërsa gratë kalojnë në menopauzë padyshim rrit rrezikun e tyre për disa probleme si osteoporoza, kështu që marrja e ushqimeve të pasura me kalcium është shumë e rëndësishme,” thotë Soma Mandal, MD, specialiste e shëndetit të grave.

2. Konsumoni acide yndyrore omega-3.

Hulumtimet tregojnë se omega-3 mund të zvogëlojë shpeshtësinë e afsheve të nxehta dhe intensitetin e djersitjes gjatë natës. “Ka raste kur ju mund të plotësoni omega-3, por i inkurajoj pacientët e mi që të marrin omega-3 e tyre fillimisht përmes ushqimit, i cili përfshin peshq të tillë si salmoni dhe ton dhe burime vegjetariane si farat e lirit dhe farat chia.” thotë Mandal.

3. Shtoni ushqime që përmbajnë estrogjene bimore, ose fitoestrogjene.

Brokoli, lulelakra, manaferrat e errëta, qiqrat dhe soja mund të ndihmojnë në zvogëlimin e disa simptomave të menopauzës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!