Këto ushqime ju ndihmojnë të hiqni gurët në tëmth

schedule00:33 - 4 Tetor, 2022

schedule 00:33 - 4 Tetor, 2022

Kur hamë ushqime yndyrore, fshikëza e tëmthit zbraz biliare në zorrë. Ndonjëherë, megjithatë, gurët mund të irritojnë fshikëzën e tëmthit ose madje ta bllokojnë atë.

Nëse gurët dalin nga fshikëza e tëmthit, ato mund të shkaktojnë verdhëz apo edhe pankreatit .

Në shumë njerëz shkaku i gurëve të tëmthit është ndërveprimi midis shkaqeve trashëgimore dhe dietës.

Shihni se si mund t’i copëtoni natyrshëm gurët dhe t’i eliminoni ato nga trupi juaj pa dhimbje.

Lëng limoni: Pini lëngun e katër limonëve të shtrydhur fllad çdo ditë në stomak bosh për një javë. Eliminimi i gurëve të tëmthit bëhet më i lehtë kur pini shumë ujë.

Lëng perimesh: Bëni lëng nga panxhari, karrota dhe tranguj dhe pini një gotë dy herë në ditë për dy javë.

Kripërat Epsom: Kripërat Epsom lejojnë që gurët e tëmthit të lëvizin lehtë përmes kanalit biliar. Hidhni një lugë çaji kripërash Epsom në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Agrumet: Ato përmbajnë pektinë, e cila është e dobishme në prishjen e gurëve të tëmthit.

Lëngu i mollës dhe uthulla e mollës: Molla mund të shpërndajë gurët e tëmthit kur konsumohet në formën e lëngut së bashku me uthullën e mollës. Acidi malik ndihmon në zbutjen e gurëve të tëmthit dhe uthulla ndalon mëlçinë të prodhojë kolesterolin që është përgjegjës për gurët e tëmthit. Ky frut shpërndan gurët në fshikëz e tëmthit, duke parandaluar formimin e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!