Këto ushqime do t’ju zgjojnë më mirë se kafeja

schedule07:42 - 25 Tetor, 2021

schedule 07:42 - 25 Tetor, 2021

Çfarë është më e këndshme sesa era e kafesë në mëngjes dhe shija e saj që na zgjon dhe na jep energji. Megjithatë, kërkimet vërtetojnë se përveç kafesë sonë të preferuar ka edhe ushqime të tjera që na zgjojnë në mëngjes.

Vezët

Vezët janë ndër ushqimet më ushqyese dhe nuk janë vetëm një burim i madh proteinash. Të verdhat e vezëve janë natyrisht të pasura me vitaminë B, përgjegjëse për shndërrimin e ushqimit në energji. Një tjetër mikronutrient që përmbajnë vezët është kolina, e cila është e rëndësishme për mbështetjen e niveleve të energjisë.

Arra

Arrat braziliane, bajamet dhe shqeme kanë nivelet më të larta të magnezit. Arrat përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese të tjera duke përfshirë yndyrna të shëndetshme dhe proteina, duke i bërë ato shumë ngopëse.

Çokollata e zezë

Është kakao që përmban lëndët ushqyese që ndihmon në luftimin e stresit, rrit energjinë dhe fokusin. Çokollata e zezë gjithashtu përmban një sasi të madhe të kafeinës, të cilën disa njerëz mund ta përdorin për të rritur shpejt nivelet e energjisë.

Uji

Pirja e ujit është e rëndësishme për shumë arsye, por energjia është kryesori në mesin e tyre. Nëse ndiheni letargjik, mund të jetë nga dehidratimi, një simptomë shumë e zakonshme e të cilit është lodhja.Një hap i parë i mirë drejt zgjimit është që së pari të pini pak ujë dhe të përpiqeni të mbani veten të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Bananet

Janë një burim i karbohidrateve komplekse, kaliumit dhe vitaminës B6, janë ndër ushqimet më të mira për të ngrënë në mëngjes.

Avokado

Me 160 kalori, 7 gram fibra dhe 15 gram yndyrna të shëndetshme, avokadot na furnizojnë me energji dhe përmbajnë një sasi të mirë të fibrave të tretshme, të cilat ushqejnë bakteret miqësore të zorrëve duke mbështetur një zorrë të shëndetshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!