Balenciaga është akuzuar për përvetësim kulturor. Marka luksoze nxori në treg pantallonat Trompe L’Oeil me një prej 1,190 dollarësh, të cilat bazohen në një stil të popullarizuar nga muzikantët hip hop. Pantallonat ndezën polemika pasi një përdorues i TikTok, postoi një video duke e cilësuar këtë si racizëm.
Një përfaqësues i kompanisë, Ludivine Pont mohoi akuzat: “Në shumë nga koleksionet tona, ne kombinojmë pjesë të ndryshme të gardërobës në një veshje të vetme, të tilla si xhinse të shtresuara mbi pantallona sportive, pantallona të shkurtra me xhinse dhe këmisha me kopsa të shtresuara mbi bluza. Këto pantallona Trompe L’Oeil ishin një zgjerim i atij vizioni.”
Marquita Gammage, një profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë tha se veshjen e sheh si një shfrytëzim të “kulturës së zezë për të siguruar fitime të mëdha”. Ajo tha se pantallonat e “varura”, që përfshin xhinse ku ekspozohen të brendshmet janë shumë të popullarizuara në kulturën hip hop dhe se ky stil është përdorur për të kriminalizuar njerëzit me ngjyrë.
Ky trend i pantallonave “të varura” u popullarizua gjatë viteve ’90. Sidoqoftë, gjatë viteve 2000 disa shtete amerikane miratuan ligje që ndalonin këtë praktikë, të cilat kritikët thonë se diskriminuan njerëzit me ngjyrë.Pavarësisht kritikave, disa vunë në dukje se ky model pantallonash ishte “një gjë vërtet e zakonshme në vitet ’90”. /abcnews.al