Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe BE”/ Rama në Bruzh: Europa të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën

schedule20:19 - 16 Shtator, 2025

schedule 20:19 - 16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh.

Rama u shpreh se këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe BE dhe shtoi se duhet të ketë një plan për të ofruar garanci sigurie në Ukrainë.

“Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian. Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm. Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri.

Europa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë rrugë të qartë për ribashkimin e Europës dhe të mbajë derën hapur për përfshirje më tej të Rusisë në një vizion të gjerë për stabilitet dhe të pozicionohet si një forcë qëndrore për diplomacinë dhe ndërtimin e paqes në skenën botërore.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!