Flokët e gjatë janë të mrekullueshëm. Ata janë të shkëlqyer sepse duken mahnitës, seksi dhe na lejojnë të bëjmë modele flokësh të ndryshme. Megjithatë, nuk ka asgjë më të keqe sesa të ndjejmë se flokët na bien në shpinë dhe në shpatulla kur është vapë.
Na ngrohin, duke qenë se funksionojnë si “batanije”, si rezultat djersitemi, fakt ky që i bën flokët të kërcejnë dhe nuk duken si do të donim. Është një rreth vicioz nëpër të cilin kemi kaluar të gjithë. E vetmja zgjidhje për ditët e nxehta është kapja e tyre.
Gërsheti klasik i lartë nuk është e vetmja zgjedhje që kemi por për t’ju ndihmuar të frymëzoheni, ne kemi mbledhur më poshtë idetë më të bukura që kemi gjetur në Instagram./abcnews.al
/abcnews.al