Këto janë zakonet që ju dëmtojnë dhëmbët

schedule02:43 - 28 Shtator, 2022

schedule 02:43 - 28 Shtator, 2022

Ti përpiqesh, eksperimenton me furça të ndryshme, pasta dhëmbësh, shpeshtësi në larje, por sërish i njëjti rezultat. Dhëmbët e tu nuk janë ende në bardhësinë që ti pret. Gabimet qëndrojnë tek zakonet e vogla, por ku?

1.Pasi lan dhëmbët me furçe, ti shpëlan gojën

E dimë që zakonet e vjetra zor se hiqen, por duke shpëlarë gojën pas larjes me furçë, e bëni më pak efektiv procesin. Nëse ndjeni patjeter nevojën për të shpëlarë gojën pas pastës së dhëmbëve, përdorni një solucion larës posaçerisht për gojën.

2.Nuk po lan gjuhën

Nëse keni vënë re aromë të pakëndshme që qëndron po aty edhe pas larjes së dhëmbëve, filloni lani gjuhën. Gjuha është vend ideal për shtimin e baktereve dhe nëse e shmangni si proces larjen e saj, rrjedhimisht do të keni aromë të pakëndshme dhe dhëmbë më të verdhë.

3.I përdor fijet dentare më shumë seç duhet

Nuk është e nevojshme t’i përdorni më shumë se një herë në ditë duke qenë se bakteret duan 4 deri në 12 orë që të zhvillohen. Nëse i përdorni siç duhet, jeni në rregull.

4.E ke përdorur më shumë seç duhet furçën e vjetër të dhëmbëve

Furça duhet ndërruar sapo fijet e saj fillojnë të ndryshojnë formë. Një furçë e vjetër është burim bakteresh që shkatërrojnë dhe dëmtojnë dhëmbët tuaj. Duke përdorur një furçë të vjetër e ekspozoni veten ndaj baktereve gjithnjë e më tepër.

5.I lani dhëmbët direkt pas buke

Mos e bëni! Ky zakon i mban bakteret e dëmshme po aty, prandaj mjekët stomatolog rekomandojnë të prisni 30 deri në 60 minuta për të parë dhëmbë të bardhë pas larjes.

6.Nuk ndërroni pastën e dhëmbëve

Besojeni ose jo, është e rëndësishme ta ndërroni shpesh llojin e pastës që përdorni. Të paktën çdo 2-3 muaj. Madje, dentistët thonë se është mirë që pasta e mëngjesit të mos jetë e njëjtë me atë që përdorni në mbrëmje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!