Vjedhja e thesareve nuk është aspak gjë e re – është jnë prej temave më të qëndrueshme dhe të trajtuara të folklorëve në përgjithësi – por falë romaneve, filmave dhe titujve të mëdhenj të gazetave, vjedhjet e veprave të artit kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut, ashtu si shumë pak lloje të tjerë krimesh kanë bërë. Ja një listë e disa prej vjedhjeve më të bujshme të veprave të artit
1.“Duka i Uellingtonit”, Goja
Në vitin 1961, Carls Uigstman, koleksionisi i pasur amerikan, biznesmen i naftës bleu “Portretin e Dukës së Uellingtonit” të Gojas për 392 mijë dollarë, dhe kish në plan ta merrte në SHBA. Pati një shpërthim kaq të madh të zemërimit të publikut, saqë qeveria britanike e rriti shumën e nevojshme për ta shitur. Më pak se tre javë pasi u var në mënyrë triumfale në Galerinë Kombëtare, ajo u vodh. Hajduti kërkoi një shpërblesë në pothuajse të njëjtën shumë dhe tha se këto para do t’i çonte për bamirësi. Në vitin 1965, hajduti dërgoi një pusullë për të përditshmen britanike The Daily Mirror dhe piktura u gjet nga policia në një zyrë hekurudhore bagazhesh. Hajduti, një shofer autobusi i papunë me emrin Kempton Bunton u vetëdorëzua gjashtë javë më vonë. Ai kish planifikuar që të përdorte paratë për të blerë liçenca televizive për të varfërit. U burgos për tre muaj.
2.Fshikullimi i Krishtit – Piero dela Francesko
Italia, shtëpia e artit, ka qenë njëkohësisht shtëpia e vjedhjeve të veprave të artit. Kur dy vepra të Piero dela Franceskos, “Fshikullimi i Krishtit” dhe “Madona e Senigalias” si dhe një vepër e Rafaelit “Memeci” u prenë dhe shkëputën nga kornizat e tyre dhe u vodhën nga Pallati i Dukës në Urbino, kjo u përshkrua si vjedhja e shekullit sa u përket veprave të artit. Krimi kishte si motiv të vetëm fitimin. AI u krye nga kiminelë vendas që planifikuan të shisnin veprat në tregun ndërkombëtar. dhe ata nuk do të ishin të fundit që të zbulonin se një pjesë e madhe e kryeveprave të riprodhuara të artit është e pamundur të shndërrohen në para. Pikturat u gjetën të padëmtuara në Lokarno, Zvicër në vitin 1976.
3.Piktura të ndryshme – Renua, Mone, Koro
Vjedhja e nëntë pikturave, përfshirë “Duke u larë” të Renua dhe “Impresioni, Soleil Levant” të Monesë, e cila i dha emrin rrymës së Impresionizmit, nga Muzeu Marmotan në Pariz, ndodhi në vitin 1985. Policia teorizoi fillimisht se krimi ishte kryer nga grupi radikal Veprim Direkt. Por, shumë piktura që ishin vjedhur nga një muze provincial francez në fillim të vitit 1984 u zbuluan në Japoni, pas një informacioni që u sigurua prej një shitjeje të vogël. Pikturat ishin në duart e Shuiniki Fujikuma, një gangster i njohur. Ai kish qenë gjithashtu njeriu prapa grabitjes në Muzeun Marmotan. Në të vërtetë, ai kish qarkulluar para vjedhjes së nëntë veprave të famshme të artit një katalog të tyre. Legjislacioni i mangët japonez për vjedhjen e veprave të artit ishte i njohur tashmë, dhe kudo nisën të përhapen zërat se grupi mafioz japonez, Jakuzat, kishte penetruar në botën e artit. E vërteta ishte në një shkallë më të vogël. Fujikuma ishte arrestuar në Francë me 7.8 kilogramë heroinë në vitin 1978. Gjatë qëndrimit për pesë vite në burg ai u njoh me Filip Jamin dhe Jusef Kimun, anëtarë të sindikatës së vjedhjeve të veprave të artit. Ata e kryen grabitjen për të. Por pikturat u rigjetën në vitin 1991 në Korsikë.
4.“Maska e varrimit” e Pakalit – Historike
Në dhjetor 1985, roje të Muzeut Kombëtar të Antropologjisë në Meksikë mbërritën në punë, ku zbuuan se mbulesat e xhamit ishin hequr nga gjashtë vitrina. 140 objektet që ishin vjedhur përfshinin copa nefriti dhe floriri nga skulpturat Maja, Azteke, Zapoteke dhe Mizteke. Përgjegjësi, Felipe Solis vlerësoi se vetëm njëra prej tyre – një vazo në formë majmuni – mund të vlente 20 milionë dollarë në treg – nëse do të gjendej një blerës. Shumica e tye nuk ishin më shumë se 3 centimera. Të gjithë sendet e grabitur mund të ishin nxënë fare mirë në pak valixhe. Edhe sot e kësaj dite, kjo konsiderohet grabitja më e madhe e objekteve të çmuar. Maska e Varrimit u rigjet.
5.“Koshi i qepëve” – Shardë
Grabitja në degën e Manhatanit të tregtarit londinez, Kolnagi në East 8 Street ishte shumë e sofistikuar. Ajo përfshinte hyrjen brenda përmes një çatie prej xhami, si dhe një manovrim me një litar që u ka mundësuar grabitësve të zbresin teposhtë kafazit të shkallëve. Megjithatë, pasi u futën brenda ata nuk rezultuan aspak të aftë, duke u marrë me vetëm disa piktura dhe duke mos përzgjedhur aspak më të mirat. Thënë kjo, 8 pikturat dhe dhjetë vizatimet që ata grabitën përfshinin dy piktura nga Fra Anxheliko – e siguruar me 4 milionë dollarë – dhe “Koshin e Qepëve” të Shardë. Vetëm 14 prej veprave janë rigjetur. Grabitja pati një vlerë totale prej 6 deri 10 milionë dollarë, duke e shndërruar atë në vjedhjen më të madhe të veprave të artit në Nju Jork. Ajo nxorri në pah faktin, që grabitjet në galeritë private mund të rivalizojnë ato nëpër muze – me më shumë garanci dhe zakonisht më pak siguri.
6.“Lulediellet e thara” – Van Gog
Tre piktura të Van Gogut, përfshirë “Lulediellet e thara”, “Brendia e endësit” dhe një version i hershëm i “Patatengrënësve” u vodhën në Muzeun Kroller-Muller në Oterlo, Hollandë. Modeli i vjedhjeve të veprave të artit ndjek pak a shumë dhe pasqyron atë të vetë tregut të veprave të artit, dhe në këtë rast ndodhi pikërisht kjo gjë. Vetëm dy javë më parë, ishte botuar një listë e çmimeve më të lartë që paguhen për veprat e artit tek Stheby dhe Christie. Mes dhjetë më të kushtueshmeve ishin edhe pesë vepra të Van Gogut, duke përfshirë edhe çmimin 53.9 milionë dollarë për “Irisin”, që në atë kohë ishte çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një pikturë. Hajdutët u rikthyen dhe kërkuan 2.5 milionë dollarë për të dyja. Policia arriti t’i rimarrë në 13 korrik 1989. Asnjë kacidhe nuk u dha për to.
7.“Stuhia në Detin e Galilesë” – Rembrand
Në orën 01.24 të mëngjesit pas Ditës së Shën Patrikut, dy burra me uniforma policie trokitën në një derë anësore të Muzeut Izabela Stjuart në Boston, duke përmendur se kishte një lloj “shqetësimi” në bodrume. Rojet i lanë të hyjnë brenda, por pas vetëm pak sekondash e panë veten të lidhur me pranga dhe të mbyllur në një bodrum. Veprat që hajdutët arritën të vjedhin përfshinin “Koncertin” e Vermeer, “Stuhinë e Detit të Galilesë”, që është e vetmja pikturë me sfond detin e Rembrandtit, “Chez Tortonin” e Mane, pesë vepra të Degas si dhe disa sende të tjerë që përfshinin një pjekëse buke kineze të bronztë si dhe një shtizë flamuri nga koha e Napoleonit. Të paprekura mbetën pikturat e Rilindjes, përfshirë “Evropën” e Titianit e cila është vepra më e kushtueshme në të gjithë koleksionin. Shifra aktuale e dollarëve që i është caktuar si çmim veprave të vjedhura ishte 300 milionë dollarë. Në vitin 1997, kur hetimi ishte duke u shuar, muzeu e rriti shpërblimin nga 1 milionë në 5 milionë dollarë për rikthimin e tyre. E kuptueshme që menjëherë dolën shumë njerëz që ofronin të dhëna, mes tyre një tregtar sendesh antike nga Bostoni, Uilliam Janguorth III. Ai ishte një personazh i errët, por fitoi shumë vëmendje kur i tha Tom Mashbergut, një gazetari të Boston Herald, se ai dhe një personazh shumë i shkathët me emrin Mails Konor, mund të rikthenin veprat e vjedhura të artit. Cmimi i tij: imunitet për atë vetë, lirimin e Konorit nga burgu dhe, natyrisht, shpërblimin. Konor kish qenë i burgosur në kohën e vjedhjes në Gardner – për shkak të një tjetër vjedhjeje të veprave të artit – por ai pretendoi se do të ishte në gjendje të gjente vendndodhjen e veprave nëse lirohej. Shumë shpejt, nisi të bjerë besueshmëria. Më pas, Mashberg mori një telefonatë e cila u pasua nga një udhëtim me makinë drejt një magazine natën, ku i treguan – në dritën e pishtarit – aë që mund të kish qenë, ose mund të mos kish qenë “Stuhia në Detin e Galilesë”. Më vonë, atij iu dhanë disa cifla të pikturës. Dyshimet nisën të përhapen menjëherë se mund të mos ishin pikërisht cifla të kësaj vepre. Kryeprokurori i SHBA kërkoi që një prej pikturave të rikthehej si provë, që edhe të tjerat i zotëronin ata që pretendonin. Negociatat u ndërprenë. Konor ka dalë sot nga burgu, por veprat e artit nuk janë gjetur edhe sot e kësaj dite.
8.“Portret i një piktori pers” – i panjohur
Muzeu Kombëtar i Kuvaitit dhe Shtëpia e Sendeve Antke Islamike u vodhën gjatë pushtimit shtatë mujor nga Iraku. Atëherë, ndërtesave iu vu zjarri. Të dy muzetë kishin një koleksion arti islamik – një prej më të mirëve në botë – që ishte mbledhur nga familja al Saba e Kuvaitit në vitet Shtatëdhjetë dhe Tetëdhjetë. 20 mijë sende – përfshirë armë, armaturë, qeramika, enë prej argjile, plumbi dhe vepra dekorative nga Persia e lashtë, mamlukët e Egjiptit dhe perandorët Mugalë në Indi si dhe Kuvaitin e Epokës së Bronxit ishin paketuar në arka, si dhe ishin dërguar në Muzeun Kombëtar të Irakut në Bagdad, në një varg me 17 kamionë.
Pati shumë pesimizëm për mundësinë e rikthimit të tyre, përveçse përmes blerjes copa-copa në tregun e zi, por një ekip i vogël kuratorësh mbërriti në Bagdad gjashtë muaj pas armëpushimit. Mes 16 shtatorit dhe 20 tetorit 1991 ishin rikthyer 16000 pjesë.
Vjedhja masive e artit e organizuar nga shteti të kujton sjelljen e pushtuesve në luftërat e mëhershme, duke përfshirë monarkët evropianë dhe Napoleonin. Dhe qëllimi i Sadamit – ashtu si ai i Hitlerit – shkonte përtej grabitjes. Ai donte të zhdukte identitetin historik dhe kulturor të Kuvaitit.
9.“Fusha me grurë dhe sorrat” – Van Gog
Katër holandezë u arrestuan për vjedhjen e Muzeut Stedelijk në Amsterdam, të jo më pak se 20 veprave të Van Gogut. Ato u risolln brenda një ore. Policia kish mendimin se nëse vjedhja do të ishte e suksesshme, nuk do të kërkohej asnjë shpërblesë. Pikturat do të bëheshin thjeshtë instrumenta financiarë në ekonominë e zezë globale. Tre prej tyre ishin dëmtuar keqas, duke përfshirë një prej pikturave të fundit vizionare të Van Gogut, “Fusha me grurë dhe sorrat”. Fakti që shumica e veprave të artit që vidhen rikthehen në formë pak a shumë të mirë, mund t’i bëjë njerëzit të kenë një besim të tepruar. Por, siç tregon ky rast, veprat e artit janë të brishta dhe mund të mos kenë shumë fat.
10.“Parizieni i ri” – Renua
Pak minuta para orës së mblylljes në fund të dhjetorit, një burrë hyri në Muzeun Kombëtar në Stokolm, me një automatik në duar. Ai ia drejtoi një rojeje të paarmatosur në holl, ndërkohë që dy bashkëpunëtorë të tij që ishin futur brenda tashmë morën një autoportret të Rembrandtit si dhe dy piktura të Renua: “Parizieni i ri” dhe “Bashkëbisedimi”, në katin e dytë. Ata bënë një arratisje si në filma, duk mbushur dyshemenë me gozhdë për të shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me një motobarkë.
Më pas, hajdutët iu afruan një avokati, i cili transmetoi kërkesën e trye për të rikthyer veprat: 10 milionë dollarë për pikturë. Oficeri i policisë i ngarkuar me hetimin kërkoi fotografi. Fotot ishin bindëse, dhe policia kërkoi menjëherë që avokati të zbulonte identitetet e hajdutëve. Ky i fundit refuzoi, duke përmendur konfidencialitetin, dhe këmbënguli se “nuk kish bërë asgjë të keqe”, duke u thënë hajdutëve se nuk kërkonte asnjë lek si ndërmjetës. Megjithatë, ai trajtohet si i dyshuar. Tetë vetë janë arrestuar për këtë çështje dhe ka tashmë një mandat arresti për një të nëntë. Por edhe sot e kësaj dite, pikturat nuk janë gjetur.
11.“Britma” – Eduard Mynsh
Në 22 gusht 2004, “Britma” e Muzeut Mynsh u grabit me armë, bashkë me Madonën e Mynsh. Zyrtarë të Muzeut shprehën shpresën se do ta shihnin sërish pikturën, duke menduar se ndoshta hajdutët do të kërkonin para.
Në 8 prill 2005, policia norvegjeze arrestoi një të dyshuar në lidhje me vjedhjen. Në 28 prill 2005, u përhapën zëra se dy pikturat ishin djegur nga hajdutët për të fshehur provat. Në 1 qershor 2005 bashkia e Oslos ofroi një shpërblim 2 milionë korona norvegjeze për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e pikturës. Në fillim të vitit 2006, gjashtë vetë me precedentë penalë ishte menduar të dilnin para gjyqit, nën akuza, qoftë për ndihmë në planifikim, qoftë në ekzekutim të vjedhjes. Tre prej tyre u dënuan nga 4 deri tetë vite burg në maj 2006. Dy prej tyre, Bjørn Hoen and Petter Tharaldsen u urdhëruan gjithashtu të paguajnë 750 milionë korona (122 milionë dollarë) bashkisë së Oslos, vendi ku ndodheshin më parë pikturat.