Këto janë ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit

schedule12:56 - 23 Prill, 2021

schedule 12:56 - 23 Prill, 2021

Ajo që hani ndikon në trupin, trurin dhe humorin tuaj. Kur konsumoni ushqime që ndërhyjnë në funksionimin e duhur të trupit dhe trurit, atëherë kjo shkakton “mjegull të trurit”, e cila ngadalëson reflekset dhe zvogëlon aftësinë e qartësisë. Për këtë arsye, abcnews.al më poshtë ju ka sjellë një listë të ushqimeve që janë të shëndetshme për trurin tuaj, të cilat është mirë t’i shtoni në dietë.

1. Ushqimet e pasura me proteina

Mëngjesi është thelbësor pasi gjendja shpirtërore dhe funksioni metabolik i trupit varen prej tij. Proteina përbëhet nga aminoacide të rëndësishme që forcojnë muskujt, organet dhe hormonet e njeriut. Ato gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e seronines dhe dopaminës, hormonet që kontrollojnë gjendjen shpirtërore dhe kujtesën. Në mëngjes ne priremi të konsumojmë më shumë karbohidrate dhe ushqime që përmbajnë shumë sheqer, duke rezultuar në marrje të reduktuar të proteinave, gjë që është e gabuar. Pra, nëse doni të përvetësoni zakone të shëndetshme, atëherë zgjidhni të hani vezë, kos, produkte qumështi dhe arra të papërpunuara.

2. Ushqimet e pasura me probiotikë

Probiotikët janë baktere me maja të gjalla, të cilat quhen mikroorganizma “të mira” sepse përfitojnë nga trupi dhe veçanërisht nga sistemi tretës. Probiotikët gjenden në disa ushqime dhe suplemente dhe janë të ngjashme me ata që ndodhen zakonisht në zorrë, informon abcnews.al.

3. Ushqimet e pasura me vitaminë B

Vitamina B e mbush trupin tuaj me energji dhe rrit metabolizmin. Trupi ynë nuk e ruan vitaminën B më vete, si rezultat i së cilës ne ndjehemi të lodhur dhe në konfuzion të shtuar, prandaj këshillohet që ta merrni përmes ushqimit. Këto ushqime përfshijnë spinaqin, perimet jeshile, fasule, bukë integrale, vezë dhe qumësht.

4. Çokollata e zezë

Sa më e lartë të jetë përmbajtja e kakaos në çokollatë, aq më e mirë është ajo. Çokollata e zezë përmban flavonoide. Është një lloj antioksidanti, i cili rrit qarkullimin e gjakut, transporton më shumë oksigjen në tru dhe krijon një gjendje shpirtërore dhe psikologjike të këndshme. Kakaoja gjithashtu ka një sasi të vogël kafeine, e cila siguron energji dhe lufton çdo model negativ në tru. Gjithashtu, ndryshe nga llojet e tjera të çokollatave, e zeza ka më pak sheqer. Gjithashtu ka më shumë magnez, që ndihmon në relaksimin e muskujve dhe prodhimin e dopaminës, hormonit të lumturisë.

5. Ushqimet e pasur me acide yndyrore omega-3

Ushqimet që përmbajnë acide yndyrore omega-3 janë ato që sigurojnë funksionimin afatgjatë të qetë të trurit dhe për këtë arsye siguron shëndetin tonë. Peshku dhe veçanërisht peshku yndyror janë superushqimi që shmang plakjen e trurit. Për të arritur rezultate të dobishme, përfshini peshkun në dietën tuaj më shumë se 3 herë në javë./e.b-abcnews.al