Këto janë ushqimet që parandalojnë rrathët e zinj poshtë syve

schedule20:12 - 22 Prill, 2021

schedule 20:12 - 22 Prill, 2021

Rrathët e zinj poshtë syve jo vetëm që ndikojnë tek pamja, por gjithashtu bëjnë të dukeni më të moshuar. Konsumi i tepërt i alkolit, pagjumësia, dehidrimi, stresi janë disa nga arsyet që shkaktojnë rrathët poshtë syve dhe trajtimi i tyre mund të jetë i vështirë. Por ka disa ushqime që lehtësojnë procesin.

Kastraveci

Kastraveci përmban ujë dhe ndihmon për ta mbajtur lëkurën të hidratuar mirë. Ka silicë, squfur, vitaminë A, L, C, E etj, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kolagjenit dhe për rrjedhojë përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu, zbeh rrathët e zinj.

 

Shalqiri

Shalqiri ka 92 për qind ujë që ndihmon për ta mbajtur lëkurën të hidratuar. Ka beta-karoten, likopen, fibra, vitaminë B1, vitaminë C, vitaminë B6, kalium dhe magnez, të cilat zbehin rrathët e zinj poshtë syve.

Domatja

Domatja është një nga antioksidantët më të fuqishëm që përmbajnë likopen. Ndihmon për rjedhën e shëndetshme të gjakut në lëkurë dhe gjithashtu i mban enët e gjakut të shëndetshme. Konsumi i domateve nxit qarkullimin e mirë të gjakut nën sy dhe kështu rrathët e zinj zbehen.

Panxhari

Panxhari ndihmon në mirëmbajtjen e kolagjenit të lëkurës dhe parandalon rrathët e zinj. Panxhari përmban folate, vitaminë C, magnez që ndihmon për një lëkurë të shëndetshme.

Farat e susamit

Vitamina E është e nevojshme për një lëkurë të shëndetshme. Farat e susamit përmbajnë vitaminë E në sasi të konsiderueshme, e cila ndihmon në zvogëlimin e rrathëve të zinj. /abcnews.al