Edhe pse nuk ka një përkufizim të vërtetë të një superushqimi, këto janë zakonisht ushqime që luftojnë me sukses lloje të ndryshme sëmundjesh dhe përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme
Manaferrat
Meqenëse të gjitha llojet e manave janë të shëndetshme, zgjidhni ato që ju pëlqejnë më shumë. Rekomandohet që të konsumoni manaferrat në mbrëmje, pasi ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe ta bëjnë gjumin më të lehtë.
Vezët
Të verdhat e vezëve përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidues që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të syve.
Patatja e ëmbël
Kjo lëndë ushqyese ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syve, kockave dhe sistemit imunitar. Gjithashtu, duke ngrënë patate të ëmbla, ne ofrojmë fibra të mjaftueshme që janë të rëndësishme për tretje të mirë.
Brokoli
Studime të shumta kanë lidhur mungesën e folatit me depresionin dhe duke qenë se gratë vuajnë dy herë më shumë se burrat, është e qartë se brokoli është i rëndësishëm për shëndetin mendor të grave.
Disa kërkime tregojnë se brokoli dhe perimet e lidhura me to kanë potencialin për të parandaluar lloje të caktuara të kancerit.
Bollguri
Një studim i botuar në Nutrition Journal zbuloi se njerëzit me kolesterol të lartë që konsumuan bollgur për gjashtë javë reduktuan kolesterolin LDL (të keq), përmirësonin perimetrin e belit dhe ijëve dhe nuk ndikuan ndjeshëm në kolesterolin HDL (të mirë).
Nëse jeni duke luftuar me peshën dhe nuk po ia dilni me qëllimin tuaj për të humbur peshë – konsumoni bollgur. Ai përmban një përmbajtje të ulët yndyre, një përmbajtje të lartë fibrash dhe konsumimi i rregullt mund të na ndihmojë të luftojmë kundër peshës së tepërt, por edhe kundër kolesterolit të lartë dhe diabetit.
Spinaqi
Studimet kanë treguar se duke ngrënë perime jeshile, si spinaqi, mund të humbni peshë, të zvogëloni rrezikun e diabetit, ruan shëndetin e trurit dhe parandalon lloje të ndryshme të kancerit.
Çaji
Studimet kanë treguar herë të panumërta se duke konsumuar çaj rregullisht, mund të reduktoni rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit, diabetit dhe disa llojeve të kancerit. Përveç kësaj, çaji ruan shëndetin oral duke i bërë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve më të shëndetshëm.
Arrat
Arrat ofrojnë mbrojtje kundër rezistencës ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë parandalojnë diabetin dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit.
Portokalli
Përveçse ka veti antiinflamatore, pirja e rregullt e lëngut të portokallit shoqërohet edhe me nivele më të ulëta të të ashtuquajturit kolesterol të keq (LDL), sipas një studimi të shkencëtarëve brazilianë.
Kosi
Ky produkt qumështi përmban probiotikë ose “baktere të mira” që ruajnë shëndetin e zorrëve. Një studim zbuloi se njerëzit që hanë pesë ose më shumë racione kos në javë reduktuan shanset e tyre për të pasur presion të lartë të gjakut. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.