Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këto janë tre frutat që mbrojnë trupin

schedule15:39 - 21 Tetor, 2021

schedule 15:39 - 21 Tetor, 2021

Edhe pse të gjitha frutat janë të pasura me lëndë ushqyese, vitamina dhe fibra, janë tre që konsiderohen si më të mirat për shkak të veprimit të tyre anti-inflamator. Frutat kanë shumë komponime anti-inflamatore dhe konsumi i të paktën një racioni në ditë, mund të rrisë aktivitetin dhe mbrojtjen antioksiduese të trupit.

Mollë

Proverbi për mollën që mban larg mjekun ka shumë të ngjarë të ketë një bazë shkencore. Sipas një studimi, ngrënia e mollëve ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, përbërësit kryesorë të mollës – fibra, vitamina C, pektina dhe polifenolet – janë shoqëruar me efekte anti-inflamatore dhe një rritje të mikrobeve të dobishme të zorrëve.

Agrumet

Portokallet, grejpfrutët dhe limonët janë të famshëm për përmbajtjen e lartë të vitaminës C. Përveç kësaj, ato përmbajnë fibra, kalium, kalcium, vitamina B, bakër, fitokemikale anti-inflamatore si flavonoidet dhe farat e lirit. Ushqyesit që gjenden në këto fruta kanë efekte mbrojtëse, të tilla si përmirësimi i kolesterolit dhe niveleve të sheqerit në gjak dhe funksionimi i enëve të gjakut.

Shegë

Shegët përmbajnë sasi të mëdha të vitaminave C dhe K, kalium, fibra dhe fitokemikale të fuqishme si antocianinat dhe resveratrolin. Studimet kanë treguar se ky frut mban nën kontroll presionin e gjakut, kolesterolin dhe sheqerin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!