Këto janë simptomat e presionit të ulët të gjakut

schedule12:05 - 29 Mars, 2021

schedule 12:05 - 29 Mars, 2021

Jo vetëm presioni i lartë i gjakut, por edhe ai i ulët mund të çojë në probleme shëndetësore. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga simptomat që tregojnë se mund të keni presion të ulët gjaku. Gjithashtu do të gjeni edhe shkaqet.

Simptomat e presionit të ulët të gjakut

  • Marramendje, sidomos pas ngritjes nga vendi ku jeni ulur
  • Vizioni i paqartë ose shikimi i njollave të zeza
  • Lodhje
  • Të përziera
  • Të fikët

Shkaqet e mundshme të presionit të ulët të gjakut

Në shumicën e rasteve presioni i ulët i gjakut nuk është një shenjë e sëmundjeve serioze. Gratë mund të vuajnë nga presioni i ulët i gjakut për shkak të menstruacioneve ose shtatzënisë. Nëse keni të përziera apo keni vjellë, presioni juaj i gjakut mund të jetë i ulët. Kjo vjen për shkak të humbjes së gjakut, infeksioneve ose anemisë.

Trajtimi dhe këshillat

Është mirë që të vizitoni mjekun. Gjithashtu mund të tregoni kujdes duke u ngritur dhe shtrirë ngadalë, duke pirë ujë mjaftueshëm  dhe duke bërë një banjë të nxehtë./e.b-abcnews.al