Këto janë shenjat e Horoskopit më të pafata në dashuri

schedule16:57 - 28 Mars, 2022

schedule 16:57 - 28 Mars, 2022

Ka nga ata që e kanë mjaft të vështirë të gjejnënjë partner dhe kjo i mundon shumë, në të njëjtën kohë që të tjerët rreth tyre e ndryshojnë partnerin si këmishat!

Megjithatë, disa shenja të zodiakut kanë një reputacion të keq për të qenë krejtësisht të pafat në dashuri dhe shpesh përfundojnë vetëm dhe ankohen për vetminë e tyre! Cilat janë këto shenja?

Lexoni më poshtë dhe nëse i përkisni njërit prej tyre, mendoni se ndoshta është koha të ndryshoni qëndrimin dhe sjelljen tuaj?

Bricjapi

Bricjapi, punëtorja e zodiakut, ka edhe reputacionin e Gandalfit të dashuruar! Ai është mjaft tradicional dhe absolut dhe vështirë se e ndryshon atë që beson. Ai nuk është shumë mendjehapur dhe më e keqja nga të gjitha është se duket i ftohtë dhe i largët ndërsa nuk është! Po, i pëlqen të mbajë distancat e nevojshme për të mos u ekspozuar apo lënduar. Kjo të jep përshtypjen e një snob. Të gjitha sa më sipër nuk janë veçoritë më të lehta që dikush t’ju afrohet dhe aq më tepër të qëndrojë me ju! A është koha për t’u çlodhur dhe për t’u hapur me Bricjapët tanë të preferuar?

Dashi

Dashi është një nga shenjat më të vështira, të keqkuptuara dhe në të njëjtën kohë një nga shenjat më argëtuese që patjetër dëshironi ta keni pranë. Mirë jo shumë afër jush… për partnerin tuaj le të themi! Dashi mund të jetë një mik i mirë, ai nuk ka reputacionin e një shoqëruesi të mirë, por për shumë arsye. Më e rëndësishmja, impulsiviteti i tij dhe sjelljet si fëmijë  e bëjnë atë të duket i paqëndrueshëm në sytë e të tjerëve. Ndaj përderisa ka humor, është një dashnor “hot”, ka gjithmonë humor dhe energji për të bërë gjëra dhe nuk do të mërziteni me të, fakti që e ndryshon mendjen lehtësisht, është shumë egoist, i ndjeshëm dhe… pak i prirur për tradhti, fatkeqësisht e bëjnë të papërshtatshëm për një lidhje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!