Spinaqi është një superushqim që të gjithë duhet ta përfshini në dietën tuaj, sepse trupi do të përfitojë shumë prej saj. Rezulton se spinaqi mund ta bëjë trupin tuaj më të shëndetshëm dhe më të fortë në shumë mënyra. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa përfitime që merrni prej saj.
1. Kockat dhe muskujt do të jenë më të fortë
Spinaqi është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese duke përfshirë hekurin, magnezin, kaliumin, manganin dhe vitaminën C. Në veçanti, magnezi që gjendet në spinaq mbështet muskujt dhe nervat tona. Magnezi ruan energji të mirë, metabolizëm dhe përmirëson funksionin e nervave dhe muskujve. Për më tepër, spinaqi mund të na ndihmojë të mbajmë kockat tona të shëndetshme dhe të parandalojmë osteoporozën.
2. Do të keni shikim të shëndetshëm dhe të mprehtë
Luteina dhe zeaksantina që gjenden në spinaq janë elemente miqësore me sytë që ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të syve. Shkencëtarët besojnë se njerëzit që përfshijnë spinaq në dietën e tyre kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kataraktit dhe degjenerimit makular të lidhur me moshën, informon abcnews.al.
3. Përmirëson qarkullimin e gjakut
Spinaqi ka nivele të larta kaliumi që e bën atë mjaft efektiv në luftimin e presionit të lartë të gjakut. Për më tepër, nëse hani spinaq do të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Por mos harroni se ngrënia e ushqimeve të shëndetshme nuk është zëvendësim i ilaçeve.
4. Flokët dhe lëkura do t’ju bëhen më të shëndetshme dhe më të bukur
Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës A, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Ju ndoshta e keni dëgjuar fjalën “retinol” në produktet e bukurisë, që gjendet në vitaminën A. Vitamina A gjendet në spinaq, e cila stimulon ndarjen e qelizave dhe mbron qelizat tona nga radikalet e lira, informon abcnews.al.
5. Përmirëson tretjen
Përveç se është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, spinaqi përmban shumë fibra që e bëjnë tretjen tonë më të shëndetshme dhe më të rregullt. Spinaqi gjithashtu mund të parandalojë kapsllëkun./e.b-abcnews.al