Këto janë përfitimet që marrim nga qarja

schedule15:24 - 4 Mars, 2021

schedule 15:24 - 4 Mars, 2021

Të qajmë nuk është argëtimi ynë i preferuar, por shpesh kemi nevojë la lëshojmë veten sepse na ndihmon në shumë gjëra, edhe pse nuk mund ta dimë. Është e vërtetë që marrim shumë përfitime nga qarja. Duke derdhur lot, nuk tregojmë se jemi të dobët, por ndihmojmë sytë  dhe trupin në mënyra të ndryshme.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se kush janë përfitimet që merrni nga e qara.

1. Mund të përmirësoni vizionin tuaj

Kur nuk keni pasur mundësi për të pirë ujë mjaftueshëm gjatë një dite të ngarkuar në punë, zakonisht ndjehemi të etur dhe ndoshta pak të dehidratuar. Edhe sytë tanë kanë nevojë të qëndrojnë të hidratuar dhe të marrin ujë. Pra, kur ne qajmë ndihmojmë sytë tanë të hidratohen dhe kjo mund të rrisë përqendrimin dhe përmirësimin e shikimit. Përveç kësaj, çdo ditë, ne jemi të ekspozuar ndaj pluhurit, papastërtive dhe mbeturinave. Të gjitha këto mund të irritojnë sytë tanë ose edhe mund t’i dëmtojnë. E qara do të ndihmojë në pastrimin e tyre duke larguar çdo lloj irrituesi, pasi lotët përmbajnë lizozimë. Ky është një kimikat anti-bakterial që ndihmon sytë të luftojnë infeksionin.

2. Të qash mund të pastrojë hundën

Kanalet tona të lotëve janë të lidhura me pjesën e brendshme të hundës. Kjo është arsyeja pse na rrjedhin hundët kur qajmë. Nga kjo ne kemi përfitime. Lotët largojnë irrituesit dhe bakteret nga hundët tona, ashtu si nga sytë, informon abcnews.al.

3. Ndihmon bebet të marrin frymë dhe të flenë

E qara e parë e foshnjës pas lindjes është ajo që e ndihmon në pastrimin e çdo lëngu shtesë në gojë, hundë dhe mushkëri. Gjithashtu ndihmon mushkëritë të përshtaten me botën e re. E qara gjithashtu ndihmon foshnjat që të flenë më mirë gjatë natës. Në një studim ku foshnjat viheshin në shtrat me të qarë të kontrolluar, u zbulua se e qara rrit kohën e gjumit dhe ul numrin e herëve që fëmija të zgjohet gjata natës. Në fakt, edhe një vit më vonë, e qara nuk ndikon në nivelet e stresit te foshnjat dhe nuk ka një ndikim negativ në lidhjen prind-fëmijë.

4. Mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni emocionalisht

E qara nuk ndodh vetëm kur ndihemi të trishtuar. Disa njerëz qajnë kur janë të stresuar, të frikësuar ose shumë të lumtur. Studiuesit besojnë se e qara në këto mënyra të ndryshme mund të na ndihmojë të rivendosim ekuilibrin tonë emocional. Kur qajmë se jemi të frikësuar ose të lumtur, është mënyra sesi trupi rimëkëmbet nga emocionet e forta. Lotët e emocioneve janë ato që sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore. Edhe pse nevojiten më shumë kërkime për këtë, besohet se ato përmbajnë hormone të stresit dhe toksina. Pra, e qara i largon nga trupi ynë, informon abcnews.al.

5. Mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt

Ne priremi të ndihemi më mirë pasi kemi qarë, dhe ka një arsye për këtë. Meqenëse e qara largon nga trupi ynë hormonet dhe toksinat, ul nivelet e stresit. Kjo na ndihmon të zhvillojmë një sistem të fortë imunitar dhe ul shanset për të shtuar peshë, informon abcnews.al. Gjithashtu, për shkak se do të ndihemi më pak të stresuar, presioni ynë i gjakut gjithashtu mund të ulet dhe të na ndihmojë të flemë më shpejt.

6. Të qash mund të të ndihmojë të lehtësosh dhimbjen

Përveç se qarja ka një efekt vetë-qetësues, lotët emocionalë ndihmojnë në çlirimin e endorfinës dhe oksitocinës. Këto janë kikimatet që i bëjnë njerëzit të ndihem mirë, dhe mund të ndihmojnë duke të durojë dhimbjet emocionale dhe fizike. Kjo është arsyeja pse derdhja e disa lotëve mund të promovojë mirëqenien dhe të zvogëlojë dhimbjen./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!